WatchOut! Tetovo Film Festival 09 – 12 qershor, 2021
Festivali i filmit WatchOut! këtë vit sjellë edicionin e 9-të të tij, pas një viti ndërprerje si pasojë e pandemisë, përcjell in7.tv
WOFF do të zgjasë deri më 12 qershor, 2021 dhe shfaqja e filmave do të bëhet për katër netë rradhazi në qiell të hapur në ora 20:00h te amfiteatri i shtëpisë përkujtimore të partisë komuniste në Tetovë, Maqedoninë e Veriut. Në qoftë se koha do të jetë me shi, atëherë shfaqja e filmave do të bëhet në hapsirat e Qendrës LOJA.
Programi i festivalit përbëhet nga 3 kategori filmash edhe atë: filma të metrazhit të shkurtër, dokumentar si dhe atë eksperimental dhe të animuar. Në secilën kategori ka edhe film fitues.
Juria e festivalit është e perbërë nga – Fabian Langer – kameraman, Gjermai.
Agnes Nokshiqi – aktore – Kosovë, Robert Jankullovski – fotograf Maqedoni e Veriut
Animauar – eksperimenta: “Mad in Xpain” – Coke Riobóo (Spain), Dokumentar: “Paradise” – Mateo Cabeza (Spain), Film i shkurte: “The Invisible Monster” – Javier Fesser & Guillermo Fesser (Spain)
Përveç shfaqjes së filmave, ky edicion sjellë edhe shumë risi dhe një sërë eventesh të tjera, aktivitete që kanë për qëllim transformimin e hapsirave publike në qytet.
Eventet dhe aktivitetet përfshijnë: murale, shfaqje teatrale, punëtori dhe diskutime.
Këto aktivitete/evente do të realizohen në hapësirat e Qendrës LOJA.
Dje, më 9 Qershor në 19h para qendrës LOJA u përurua murali HOME i realizuar nga Emona Deda, Argjenda Azemi, Rema Salihu dhe Antik Doli.
Festivali organizohet nga Qendra LOJA, dhe mbështetet nga Goethe Institute – Shkup. Disa segmente të festivalit mbështeten nga KURVE Wustrow, Gjermani.
Festivali në veçanti është mbështetur nga vullnetarë lokal të Qendrës LOJA si dhe vullnetarë francezë nga Service Civique.