Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka zgjeruar fushëveprimin e aktit për bllokimin e pronës së personave që kërcënojnë përpjekjet stabilizuese në Ballkanin Perëndimor.
Ky urdhër përfshin ish-vendet e ish- Republikës së Jugosllavisë dhe Shqipërinë. Sipas Biden gjatë dy dekadave të fundit ka pasur minim të marrëveshjeve, institucioneve, korrupsion brenda qeverive dhe institucioneve që kërcënon sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA.
Ambasadorja amerikane në SHBA, Yuri Kim, duke postuar urdhrin e Presidentit Biden, ka shkruar në Twitter se lufta ndaj korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA.
Pres. Biden has expanded the scope of EO 13219 (Blocking Property of Persons Who Threaten Int’l Stabilization Efforts in W. Balkans) to include Albania. Note Sec.1(a)(ii), (v), (vi), and (vii). Countering corruption is a core US national security interest. https://t.co/aWtnVSmrxG
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 8, 2021
“Duke qenë se situata në territorin e ish Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas prishjes së ish Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perendimor, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim i pazakontë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në urdhrin e firmosur nga Biden,