Kryeministri i vendit Zoran Zaev sot u shpreh se administrate publike do të merr K-15 dhe për këtë qëllim janë ndarë 230 milionë denarë, teksa obligimi është nënshkruar në marrëveshjen kolektive të vitit 2019-të.
“Marrëveshjet kolektive janë nënshkruar në vitin 2019. Ne u jemi falënderues të gjithë organizatave sindikale që kishin kuptim për anulimin e kësaj mase për vitin 2020. Për momentin kemi rreth 132 mijë të punësuar , ndërsa para pesë viteve kishte rreth 160 mijë të punësuar. Politikat e rritjes së efikasitetit të administratës publike janë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë”, ka deklaruar Zaev. /SHENJA/