6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela në Top Tema: BDI ka vetëm një nevojë, të shkojë...

Ziadin Sela në Top Tema: BDI ka vetëm një nevojë, të shkojë në opozitë …

BDI nuk imponon tema në çdo zgjedhje, por në atë mënyrë ata përpiqen të mbulojnë realitetin dhe të shpëtojnë nga përgjegjësia, pretendon kreu i Aleancës, Ziadin Sela, në paraqitjen e sotme në Top Tema në Telma. Pasi BDI ribrendoi veten si një parti e gjelbër, Sela i akuzon ata si fajtorët më të mëdhenj për shkatërrimin e mjedisit. Sipas Selës, BDI me ribrendimin në një farë mënyre e pranon fajin për këtë shkatërrim të mjedisit, përcjell in7.

“Ata nuk do të bëhen një parti e gjelbër, është e përkohshme për ta, që në zgjedhjet lokale të manipulojnë me votuesit maqedonas. NË zgjedhjet parlamentare manipulojnë votuesit shqiptarë. Ata nuk do ta zgjidhin atë. BDI ka vetëm një nevojë, të shkojë në opozitë dhe të heq barrën e krimit dhe korrupsionit”, deklaroi Ziadin Sela.

Ai nuk dëshiron të besojë se e majta, duke bllokuar ligjin e shtetësisë, po përmbush interesat e të tjerëve. Edhe pse partia e tij ka përvojë me bllokadat në kuvend, ai thotë se duhet të jetë hapi i fundit.

“Unë nuk ndihem krenar që kam bllokuar, nuk është e ndaluar, por nuk është një shembull i mirë i demokracisë parlamentare. Ne nuk e krijuam këtë fenomen. Nuk duam të vijmë në situatë që ne të bllokojmë vetëm se bllokon E Majta…Nëse kemi informacion se qeveria është me të vërtetë prapa kësaj iniciative, ne do të bllokojmë Kuvendin,” tha Sela.

https://telma.com.mk/2021/06/08/31875/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments