Vaksinimi vijon pa ndërprerje në të gjitha pikat në të gjithë vendin. Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, dhe deri më tani numri i personave që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 440.213 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Gjithsej përfshirë edhe ditën e djeshme u vaksinuan 245.413 qytetarë në pikat e vaksinimit në vend. Doza e parë e vaksinës u mor nga 1.255 qytetarë dhe dje u vaksinuan gjithsej 14.282 qytetarë. Gjithsej janë aplikuar 384.466 doza të vaksinave në vend dhe janë rivaksinuar 139.053 qytetarë.
Sipas shifrave të fundit, 48 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 35 për qind e popullsisë mbi moshën 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.
Vaksinimi zbatohet në përputhje me Planin Kombëtar të Imunizimit. Po vaksinohen qytetarët e rritur, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk, dhe personat e punësuar në infrastrukturën kritike.
Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në A1 SS “Boris Trajkovski” – Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.
Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të regjistrohen masivisht në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për tu vaksinuar.