Deputetët e BDI-së, Artan Grubi dhe Ejup Alimi e kanë cilësuar si skandaloze vendimin për të dënuar me nga 19 vite burg dy shqiptarët për vrasjen e komitit Nikolla Sazdovski.
Nga foltorja e Kuvendit, Grubi dhe Alimi thanë se kjo është një drejtësi selektive dhe e korruptuar.
Ejup Alimi kërkoi që të anulohet seanca në mënyrë që të koordinohen.
“Dje u dënuar dy persona, nuk dua të hyj në këto situata, vet familja e fëmijës së vrarë tha se ai nuk do të kthehet më, por mendoj se kjo nuk është drejtësi”, ka deklaruar Alimi.