10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Ylli i BE-së keqpërdoret në ligje”, Kordallov: Të bëhet listë me ligjet...

“Ylli i BE-së keqpërdoret në ligje”, Kordallov: Të bëhet listë me ligjet evropiane

Vendosja e yllit evropian në ligje teksa hynë në procedurë parlamentare shpesh keqpërdoret, andaj është e domosdoshme të definohet lista e ligjeve që mund ta kenë flamurin e BE-së. Sipas ekspertëve, kjo është e vetmja mënyrë që t’i jepet fund keqpërdorimeve. Bojan Kordalov vlerëson se një listë e tillë do të vendoste parashikueshmëri, do ta përmirësonte komunikimin mes aktorëve të ndryshëm politik.

Është koha për komunikim të parashikueshëm, respektivisht komunikim gjatë së cilit rregullat e lojës të jenë të qarta dhe njësoj do të vlejnë për të gjithë. Nuk do të humbet kohë në debate rreth procedurës në të cilën duhet miratuar ligjet, por do të shkohet me fokus direkt në përmbajtjen e ligjeve. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, diskutim rreth temës se si të përmirësohen tekstet e ligjeve, dhe shumë më pak diskutim për formën – deklaroi Bojan Kordallov, Komunikolog.

Politologu, Qani Nuhiu thekson se listimi i ligjeve e rrit kapacitetin reformues dhe integrues të Maqedonisë së Veriut në BE dhe e forcon kohezionin e brendshëm shoqëror.

Ligje ideale në ligje asnjëherë nuk ka, gjithnjë ekzistojnë mundësitë që të mund të keqpërdoren megjithatë qëllimi është që të evitohen keqpërdorimet e mëdha. Besoj se me një formulim të një platforme ku do të numëroheshin çështjet, besoj se në masë të madhe do të mund të evitohet voluntarizmi politik i subjekteve, sot kemi një Qeveri, nesër një tjetër. Është mirë të vendoset një kornizë -tha Qani Nuhiu, Politolog.

Një kërkesë të këtillë organizatat joqeveritare ia parashtruan Sekretariatit për Çështje Evropiane. Sekretariati konfirmon se lista me ligjet do të jetë pjesë e Programit Kombëtar për harmonizim me të drejtën e BE-së.

Rekomandimet ishin përmbajtjesore dhe do të merren parasysh gjatë finalizimit të Programit Kombëtar për harmonizim me të drejtën e BE-së 2021-2025. Definimi i listës së ligjeve është praktikë e zakonshme. Programi ka disa anekse, një prej të cilëve është i ashtuquajturi Shqyrtim i akteve ligjore. Kjo listë pos në rregullativat ligjore, siguron qasje edhe tek institucionet kompetente, afatet e sjelljes së tyre nga Qeveria dhe Kuvendi dhe arsyet për të cilat miratohen – njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Ligjet që kanë hyrë në procedurë parlamentare me yll evropian thuajse gjithmonë kanë qenë të kontestueshëm nga opozita. Një shembull i këtillë ishte Ligji për përdorimin e gjuhëve, ndërsa momentalisht një i tillë është ligji krejtësisht i ri për tekstet shkollore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments