3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDrejtuesi i OVL UÇK-së Besim Hoda: Gjithçka është banalizuar sot kur në...

Drejtuesi i OVL UÇK-së Besim Hoda: Gjithçka është banalizuar sot kur në emër të luftës flet Artan Grubi (video)

Shkup, 2 maj – Ndërkohë drejtuesi i OVL UÇK-së Besim Hoda thotë se është për të ardhur keq që 20 vjet pas konfliktit fshatrat e rajonit të Likovës janë lënë në gjendje të mjerueshme dhe me një rini që çdo ditë e braktisë vendlindjen. Për këtë gjendje kreu i OVL-së kritikoi politikanët.

“Gjithçka është banalizuar sot kur në emër të luftës flet Artan Grubi, njeri i cili ju e dini që 2001-ën ka qenë në marshin e protestës anti-luftë atëherë, por gjithsesi unë them që kjo bisedë është konsumuar shumë për shkak se sot votojnë dhe kanë të drejtë vote njerëz të cilët nuk kanë lindur gjatë kohës së konfliktit. Konkretisht për të përkujtuar sot Sllupçanin dhe shpalljen e zonës së lirë në Sllupçan, sot duhej të ishte Sllupçani zonë e lirë e të frymonte shqip. Fatkeqësisht sot Sllupçani, gjysma e atyre njerëzve, heronjve të gjallë të Sllupçanit dhe zonës së Karadakut nuk i kemi ndoshta edhe gjallë. Një të tretën e asaj pjese i kemi të shpërndarë dhe të degdisur nëpër Evropë për të siguruar bukën e gojës dhe konkretisht Slluçani është në gjendje shumë më të mjerueshme se që ka qenë atëherë- deklaroi Besim Hoda, Kryetar i OVL – UÇK-së.

/Alsat-M

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments