Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski bashkërisht me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikolloski, sekretarin e Përgjithshëm, Gjorgjija Sajkovski, deputetët Ane Lashkoska, Vllado Misajllovski dhe Bojan Stojanoski u bashkëngjit në protestën ku kërkohet lirimin i të dënuarve për ngjarjet e 27 prillit.
“Japim mbështetje dhe kërkojmë lirimin e mbrojtësve të Kushtetutës, ata nuk mund të jenë terroristë, ata janë qytetarë të ndershëm të këtij vendi”, shkroi Mickoski në “Facebook”.
Në marshin protestues dëgjohen këngë nacionaliste maqedonase, ndërsa mund të lexohen edhe parrollat “Liri për patriotët maqedonas”, “Liri për Goran Angllov”, “Liri për Igor Jug”.
Protesta filloi para objektit të qeverisë ndërsa pritet të përfundojë tek Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.