19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeEco Guerilla-Letër Kryetarit të R MV-së, Stevo Pendarovskit / Problemi i ujit...

Eco Guerilla-Letër Kryetarit të R MV-së, Stevo Pendarovskit / Problemi i ujit në Tetovë të trajtohet në kuadër të Këshillit për siguri kombëtare.

Problemi i ujit në Tetovë të trajtohet në kuadër të Këshillit për siguri kombëtareI nderuar Kryetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski, Duke pasur parasysh ndërprerjet e shpeshta në furnizimin me ujë në dy muajt e fundit në Tetovë, si dhe paaftësinë e institucioneve lokale dhe injorimin nga Kryeministri për t’iu përgjigjur kërkesës sonë, ne ju drejtohemi juve që të ndikoni me autoritetin tuaj në zgjidhjen e këtij problemi. Në Malin Sharr, në lokacionin e Leshnicës në kaptazhën e posandërtuar ka pasur rrëshqitje të dheut me çka është dëmtuar seriozisht rrjeti I ujësjellësit. Vetëm 200-300 metra afër kaptazhës ndërtohet një nga mini-hidrocentralet e shumta që po shkatërrojnë natyrën në Malin Sharr. Drejtori i Inspektoratit shtetëror për mjedisin në dhjetor të vitit të kaluar, paralajmëroi se Komuna e Tetovës nuk ka krijuar një zonë sanitare që do të mbronte burimin e furnizimit me ujë për Tetovën nga ndotja e mundshme, e cila përfshin edhe ndotjen apo dëmtimet e mundshme nga aktivitetet ndërtimore të mini-hidrocentralit në Leshnicë. Afati 90 ditor me të cilin Inspektorati shtetëror i mjedisit udhëzoi Komunën e Tetovës për të zbatuar vendimin për mbrojtjen sanitarenë Leshnicë nuk është respektuar. Ne kërkojmë një hetim për të gjithë procesin e tenderimit dhe ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë në Lesnicë, i cili do të përcaktojë nëse ka pasur parregullsi.Ne ju bëjmë thirrje që këtë problem serioz i cili në mënyrë direkte ndikon në jetën dhe shëndetin e njerëzve në kohë të pandemisë , ta trajtoni në kuadër të Këshillit për siguri kombëtare për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.Ne ju bëjmë thirrje të adresoni këtë problem serioz që ndikon drejtpërdrejt në jetën dhe shëndetin e njerëzve gjatë një pandemie brenda Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Për shkak të paaftësisë së Komunës së Tetovës për të kryer aktivitetet e parashikuara me ligj, ne ju kërkojmë që të mbroni të drejtën themelore njerëzore dhe kushtetuese për qasje në ujë. Duke marrë parasysh përvojat rajonale për ndalimin e këtyre hidrocentraleve, ju lutemi konsideroni mundësinë për rregullativa të ngjashme ligjore.Me respekt,Eco GuerillaTetovë, 25.04.2021

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments