11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) QEVERIA NDAU NJË MILION EURO PËR HONORARËT E 55 PERSONAVE

(VIDEO) QEVERIA NDAU NJË MILION EURO PËR HONORARËT E 55 PERSONAVE

Për 4 muaj, Qeveria ka paguar rreth 1 milion euro honorare për  55 persona. Në listën e publikuar nga Sekretariati gjeneral i Qeverisë, kjo e fundit e ka parë të asryeshme të paguaj edhe honorare deri në 60 000 denarë. Këtë shumë i’a ka ndarë Vladimir Cvetkoviq, për  “Analizë të informacioneve dhe të dhënave për përgatitjen e Raporteve me elaborim- Kryetar i Këshillit për teknologji informatike dhe kompjutrike”. Me një angazhim të ngjashëm ka qenë Mitko Andreevski, por ai nuk ka marrë pagesë, ndërsa detyra e tij ka qenë “Analizë të informacioneve dhe të dhënave  për përgatitjen e raportit me elaborim nga fusha e energjetikës”.  Shuma e dytë më e lartë që është marrë në bazë mujore është 53 000 denarë, të cilat janë  ndarë për Vanço Uzunov, i cili është marrë me “Koordinim të aktiviteteve lidhur me integrimin e ekonomisë rajonale të Maqedonisë së Veriut. Me 10 000 denarë më pakë, gjegjësisht me 45 000 denarë është angazhuar Boris Eftimovski. Ndërsa ,me nga 42 000 denarë janë angazhuar Dragi Todorov, Petrit Saraçini, Martin Micev, Vlladimir Vasilevski, Toni Gravçevski.

Pas këtyre publikimeve reagoi VMRO-ja opozitare. Deputeti Darko Kostovski akuzon Qeverinë që ka paguar shuma të majme për honorare me para të qytetarëve.

Darko Kostovski, deputet i VMRO-DPMNE-së

“53.000 denarë honorare nga Zaev ka fituar edhe profesori Vanço Uzunov, i cili ka qenë nënkryetar i LSDM-së. Kolumnisti i pavarur dhe honorari qeveritar në të njejtën kohë, ai është Petrit Saraçini, i cili në muaj nga Qeveria është paguar 42.000 denarë. I njejti person hiqet si i pavarur dhe i paanshëm”.

Përndryshe, Qeveria kishte angazhuar edhe Armend Fazliun për “Analizë të informacioneve dhe të dhënave për përgatitje të raportit me elaborim për gjenerim të bazës së të dhënave dhe mbështetje teknike për nevoja të ndihmës sekretarit gjeneral të Qeverisë”, i cili është paguar me 27 000 denarë në muaj. Damir Ibraimoski, djali i deputetit Samka Ibraimoskit është paguar me 40 000 denarë. Ndërsa me 14 500 denarë është paguar Daniela Diçoska e cila është angazhuar te Interpretimi I gjuhës së shenjave nëpër preskonferenca për nevojat e Zyrës së  kryetarit të Qeverisë.

/SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments