8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShoqata e Mjekëve nuk i shpërbleu Demirin dhe Canën, reagojnë Hasani, Zekiri...

Shoqata e Mjekëve nuk i shpërbleu Demirin dhe Canën, reagojnë Hasani, Zekiri e Aziri

Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë, për nder të 7 prillit – Ditës Botërore të Shëndetësisë, ka ndarë çmime për mjekët të cilët siç thonë, “kanë qenë shtylla kryesore në luftimin e virusit Covid-19” në Maqedoninë e Veriut.

Çmimin special ia kanë dhënë Shoqatës së Infektologëve, ndërkaq kanë ndarë edhe karta “Trifun Panovski” që paraqet ndër vlerësimet më të mëdha që i jep kjo shoqatë.

“Çmimi special i ndahet Shoqatës së Infektologëve, për çdo infektolog veçmas si shtylla të rëndësishme në luftën kundër pandemisë”, tha në fjalimin e tij, Goran Dimitrov ku kumtoi fituesit e çmimeve.

Por, ajo çfarë tërhoqi syrin e publikut dhe që ngjalli reagime, ishte ajo se infektologët e Klinikës Infektive në Shkup, Ilir Demiri dhe Fadil Cana munguan edhe në listën e mjekëve të cilëve u ndanë pllakate dhe mirënjohje.

Ka reaguar zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani. Thotë se mospërfshirja e infektologëve shqiptarë, solli në pah ndasitë etnike në shoqëri.

“Dhënja e çmimeve nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë edhe një herë solli në pah ndasitë që ekzistojnë në shoqërinë tonë në baza etnike. Kjo më së paku duhet të ndodh tek mjekët, e sidomos në këtë moment. Më të rënd e bën fakti i mos njohjes së mundit të mjekëve të rëndësishëm në këtë luftë kundër pandemisë, të cilët rastësisht janë shqiptarë për nga etnia, por zemërmëdhej për nga humanizmi!”, shkroi në “Facebook”, Hasnai, përcjell TV21.

NDARJA E ÇMIMEVE NGA SHOQATA E MJEKËVE TË MAQEDONISË EDHE NJË HERË SOLLI NË PAH NDASITË QË EKZISTOJNË NË SHOQËRINË TONË…Posted by Ilir Hasani on Sunday, April 11, 2021

Ndërkaq, Muhamed Zekiri nga LSDM-ja e ka cilësuar si “turp”.

“Me gjithë respektin për të gjithë që fituan mirënjohje, por TURP është për këtë shoqatë të mjekëve që mes emrave të mjekëve nuk është Ilir Demiri, njëri nga më të përkushtuarit në luftën kundër Kovid-19 nga fillimi i pandemisë, dhe deri më tani është me pacientët. Kush ka qenë i shtrirë në Infektive, siç kam qenë unë dhe familja ime, e di shumë mirë se për çfarë po flas, dhe me siguri e ndanë të njëjtin shqetësim për shkak të këtij TURPI të Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë”, shkroi mes të tjerash në “Facebook”, Zekiri.

МАКЕДОНСКО ЛЕКАРСКО ДРУШТВО ДОДЕЛИЛО ПЛАКЕТИ И БЛАГОДАРНИЦИ НА ЛЕКАРИ ВО ПРВИТЕ БОРБЕНИ РЕДОВИ ПРОТИВ КОВИД-19. НЕ БИ…Posted by Muhamed Zekiri on Sunday, April 11, 2021

Reaguan edhe nga opozita. Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët thotë se çmimet e shoqatës kanë kriter “përkatësinë etnike, dhe jo kontributin profesional”.

“Dhënia e çmimeve nga Shoqata e mjekëve në RMV nuk ka si kriter kontributin profesional por kriterin etnik! Kjo është demonstrimi më i mirë i manipulimit “shoqëri për të gjithë”, ama Shteti i imi!”, shkroi Aziri në “Facebook”.

DHËNIA E ÇMIMEVE NGA SHOQATA E MJEKËVE NË RMV NUK KA SI KRITER KONTRIBUTIN PROFESIONAL POR KRITERIN ETNIK! KJO ËSHTË…Posted by Elmi Aziri on Sunday, April 11, 2021

TV21 dërgoi pyetje deri te Shoqata dhe kërkoi përgjigje për atë: Se në bazë të cilit kriter janë përzgjedhur mjekët të cilëve u janë ndarë çmime dhe mirënjohje dhe pse në mes të atyre mjekëve nuk qëndrojnë edhe Ilir Demiri dhe Fadil Cana. Deri tani pa përgjigje!tv21.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments