1.2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIdrizi takim me qytetarët e Sarandës: Rama i fali detin Greqisë, me...

Idrizi takim me qytetarët e Sarandës: Rama i fali detin Greqisë, me Athinën sillet si servil, me shqiptarët arrogant

Saranda ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.Gjatë takimit me qytetarët e Sarandës, kreu i PDIU prezantoi kandidatin për deputet, Gëzim Ademaj, përfaqësues i komunitetit çam. I ndodhur në skajin jugor të Shqipërisë, Idrizi nuk i fshehu emocionet kur tha se ndodhej shumë pranë Çamërisë, tokës së të parëve.“Si kryetar i PDIU, kur takohem me bashkëpatriotët e mi, jam në një vend të veçantë, jam në shtëpinë time. Sa herë kam qenë në Sarandë e kam ndjerë se jam shumë afër Çamërisë, shumë afër identitetit dhe asaj beteje shumë të madhe që po bëjmë të gjithë bashkë, për dinjitet”, u shpreh Idrizi.Kreu i PDIU, duke u ndaluar te zgjedhjet parlamentare tha se në 25 prill qytetarët do të kenë në dorë ndryshimin e Shqipërisë, për t’i dhënë fund rrënimit ekonomik dhe varfërisë, tranzicionit të stërzgjatur, rikthyer ekonominë në duart e shqiptarëve dhe jo të pesë njerëzve pranë kryeministrit dhe për të ndaluar ikjen masive të të rinjve. 60% e shqiptarëve tha Idrizi jetojnë me 4 USD në ditë.“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Shqipëria ka kohë që është në një krizë shumë të madhe institucionale, emigracioni do të thoja, sepse pas 30 vitesh janë kapur të gjitha pushtet në një dorë. Sigurisht jemi vend normal, kemi zgjedhur demokracinë, ndryshimin e elitave dhe njerëzve që janë aty si shërbëtorë. Por kur e patën njëherë shtetin e tyre shqiptarët, sa herë që patën nevojë? Nuk mund të jetë dot Shqipëria, shqiptarët, ekonomia, jeta e tyre, në vullnetin dhe në oreksin e një njeriu të vetëm, kur do i hap e kur do i mbyll, kur do jua jep e kur do s’ua jep. Jo! Nuk është njëri në mall të babës këtu, sepse ne kemi zgjedh 30 vjet më parë që të shkëputemi nga ai regjim autoritarist. Shqipëria në 8 vitet e fundit po shpopullohet. Kjo është një nga dramat më të mëdha njerëzore, janë 450 mijë shqiptarë që kanë ikur nga Shqipëria vetëm në 4 vitet e fundit. Ka ikur rinia, kanë ikur ata që duhet ta kishin shpresën dhe mundësinë në vendin e tyre. 60% e familjeve shqiptare jetojnë vetëm me 4 USD në ditë”, deklaroi kreu i PDIU.Çështja e detit ishte gjithashtu kryefjalë e takimit të Idrizit me qytetarët e Sarandës. Kreu i PDIU tha se do t’i përgjigjej Ramës po nga Saranda nga ku kryeministri kishte hedhur akuza në takimin e fundit elektoral. Idrizi tha se Edi Rama i fali Greqisë zgjerimin me 12 milje në ujrat e detit jon. Sipas tij, kryeministri shqiptar, që shkon dhe darkon me homologun grek, sillet si servil me Athinën dhe arrogant me shqiptarët. Idrizi tha se ai do të ngrejë zërin dhe do t’i bashkohet kauzës kombëtare sa herë që dinjiteti i shqiptarëve do të tentojë të nëpërkëmbet.“Jam këtu në Sarandë dhe nuk mund të rri dot pa i dhënë një përgjigje kryeministrit, m.q.s më është drejtuar po nga këtu. Ka parasysh faktin që sa herë vjen afër Greqisë, i hipin disa gjëra që i ka të brendshme, automatikisht bëhet servil me Greqinë dhe arrogant me shqiptarët. Ka qenë këtu në Sarandë dhe ka thënë që, po pse more Shpëtim Idrizi do ta ruajë detin? Padyshim që nuk është detyra ime që ta ruaj sovranitetin dhe integritetin, sepse në radhë të parë është detyra e kryeministrit, e shtetit shqiptar, që të mos lejonte që Greqia pas 84 vitesh t’i zgjeronte ujrat territoriale të saj në drejtim të Shqipërisë nga 6-12 milje. Ishte detyra e kryeministrit të vendit tim që ta kundërshtonte këtë gjë dhe të mos lejonte që Greqia të mos i hante këto 12 milje siç hanin lakenjtë e tij biftekët e Nusretit në Dubai. Padyshim që është detyra ime që të ngre zërin si çdo shqiptar, që të ngre zërin pikërisht karshi padrejtësive që bëhen jo më në 1913 siç është Çamëria, por padrejtësinë ndaj shqiptarëve. Sepse ne atdheun e kemi amanet, do ta marrim siç na e kanë lënë të parët dhe padyshim që e kemi për detyrë t’ua trashëgojmë fëmijëve tanë. Padyshim që nuk është detyra ime, por e kryeministrit të vendit tim që t’i referohet rezolutës për shqiptarët e Çamërisë dhe të ulet në bisedime për shqiptarët e Çamërisë. Padyshim që është detyra ime si shqiptar i Çamërisë që të ngre zërin sa herë kryeministri i vendit tim nuk e bën këtë gjë. Është detyrë e kryeministrit që të kujtojë, që kur ikën në Greqi dhe i shkon në shtëpi kryeminsitrit të Greqisë, që hengra një darkë të bukur, një darkë të shijshme, që të kujtojë që ka një Ligj Lufte Greqia, dhe e mban në këmbë, me vendin që ai është kryeministër. Padyshim është detyra jonë edhe si forcë politike, edhe si shqiptarë, që t’ia bashkojmë Çamërisë, jo me revindikime tokësore, por t’ia bashkojmë hartën identitare të kombit shqiptar. Sepse nuk mund të besoja dot që kryeministri i vendit tim të hiqte nga tekstet e Historisë emrin e Çamërisë. Sepse sot në librat e Historisë nuk flitet më për shqiptarët e Çamërisë, por thuhet historia e shqiptarëve në Greqi”, vuri në dukje Idrizi.Idrizi përmendi dhe arritjet e PDIU në drejtim të çështjes Çame. Ngritja e Varrezave të Kllogjerit, krijimi i Bashkisë së Konispolit dhe rezoluta për çështjen Çame, tha Idrizi, ishin detyrime të shqiptarëve të Çamërisë.Në mbyllje të takimit, kryetari i PDIU kishte një thirrje për përfaqësuesit e komunitetit çam, por edhe për të gjithë qytetarët e Sarandës, që të votojnë kandidatin për deputet, Gëzim Ademaj.“Ne kemi deputetin tonë, jam këtu për t’iu thënë që të mbështesim mikun tonë, çamin tonë, Gëzim Ademaj. Sa të ekzistojë PDIU, gjithmonë do të ekzistojë vëmendja jonë ndaj Sarandës, Konispolit, Vlorës dhe kësaj zone këtu”, përfundoi Idrizi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments