Nga Irma Yzeiri
Nën një emër, nën një flamurë
emri yt, gdhendur në gur,
nën një tokë, nën një premtim
për ty Çamëri, kam veç një betim.
Se gjyshërit lanë një amanet,
që papërmbushur na ka mbet.
Ah sa shumë shpesh e mendoj,
se një ditë, do të takoj.
Ëndrra ime e paplotësuar,
unë që gjithmonë të kam kërkuar,
qiellin, tokën e praruar,
je betim i paharruar.
Unë e dua Çamërinë,se aty e kam shtëpinë.
Sa të jem gjallë e të jetoj,
nën një flamur për ty do jetoj.