7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedoni: Të punësuarit në administratë ankohen se nuk janë të mbrojtur nga...

Maqedoni: Të punësuarit në administratë ankohen se nuk janë të mbrojtur nga coronavirusi

Numri i të infektuarve me coronavirus çdo ditë është në rritje, por edhe përkundër këtyre parametrave statistikor institucionet shtetërore nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për organizim të procesit të punë me qëllim të sigurimit të kushteve për punë në të cilën do të mbrohej shëndeti i punëtorëve.

Deri tek kosntatim ka ardhur Shoqëria për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, në bazë të rritjes së numrit të paraqitjeve dhe të punësuarve në administratë të cilat flasin për kushte jo të përshtatshme për punë, grupimit në hapësirë të vogël dhe pajisje jo të sigurta për mbrojtje. Të gjitha këto kushte, thonë nga atje, janë në kundërshtim me rekomandime për mbrojtje të shëndetit dhe pengimit të mëtejshëm të përhapjes së virusit.

“Informacionet thonë se numri i rasteve pozitive në administratën shtetërore po rritet çdo ditë. Kjo është për shkak të mosveprimit në përputhje me rregulloret shëndetësore nga mbajtësit e zyrave publike”, thuhet në deklaratë.

Nga atje i bëjnë thirrje ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe që të formojë grup pune në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor e cila do të kontrollojë punën e institucioneve shtetërore dhe respektimin e rekomandimeve dhe vendimeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments