8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTETOVË: PËRKUJTOHET 14 MARSI I VITIT 2001

TETOVË: PËRKUJTOHET 14 MARSI I VITIT 2001

HOMAZHE TEK VARREZAT E DËSHMORËVE


Në varrezat e dëshmorëve mbi Kalanë e Tetovës, me një ceremoni modeste, për shkak të pandemisë, është përkujtuar 20 vjetori I fillimit të veprimeve ushtarake të UCK-së në Kalanë e Tetovës. Bashkëluftëtarë, krerë të shoqatave të dala nga lufta, familjarë e mi, në kushte pandemie kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve tek Kompleski Memorial në Fshatin Sellcë të Tetovës. Ish-Komandantë të luftës së 2001-shit thonë se në aspektin kombëtar shumëcka ka ndryshuar për shqiptarët.

HAZBI LIKA – ISH-KOMANDANT I UÇK-së

“20 vjet pas, jam I bindur se problemet që I kemi pasur para 20 vjetëve, nuk I kemi më. Flas për problemet kombëtare. Sepse sot nuk mund kush ta ndalojë përdorimin e simboleve kombëtare, nuk mund sot të ndalojë nëpër institucione përdorimin e gjuhës shqipe, nuk mund të ndalojë kush të veprosh në këtë troje – I lirë. Prandaj ne duhet të jemi krenarë për atë periudhë që kemi ndjekur, para, gjatë dhe pas luftës”

Por, kreu I SHVL të UÇK-së, Fazli Veliu duke theksuar se kjo shoqatë  vepron e pavarur sepse nuk e ka pranuar sistemi, vlerëson se është dashur të bëhet shumë më tepër në avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

FAZLI VELIU – KRYETAR I SHVL – UÇK

Të vijë më 2001 edhe punësimi, edhe shkollimi edhe përfaqësimi – dy shqiptarë një maqedonas, dy shqiptarë në punë, në shkollë, në përfaqësimin e përgjithshëm në mënyrë që të jemi të barabartë në këtë shtet ndërsa ata të ndalojmë pak sepse kanë pasur përparësi që nga koha e Titos. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh ende.

Nga SHVL të UÇK-së kanë bërë të ditur se kanë filluar t`i hetojnë vrasjet e vitit 2001 të njerëzve që nuk kishin pasur uniforma të UÇK-së, kurse nga Qeveria e re e Kosovës do të kërkojnë informacione për vrasjen e Shpend Mazrekajt. Ata thanë se u kanë besuar institucioneve që do t`I zbardhin këto vrasje, por pas shumë viteve nuk ka asnjë veprim.

Homazhet për dëshmorët e fillimluftës së vitit 2001, sic thanë organizatorët do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, për të përkujtuar të rënët e luftës në Malësinë e Tetovës. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments