3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShpëtim Idrizi -PDIU / O Edi sekseri shko e përkulu në...

Shpëtim Idrizi -PDIU / O Edi sekseri shko e përkulu në varrezat monumentale të viktimave çame.Apo ke hall mos të kanoset Nikollas Gejxh apo uzaqet e Athinës.

Shpëtim Idrizi: Para se të përmendësh Çamërinë dhe mua, shko deri në Kllogjer vendos një tufë me lule në varrezat monumentale të viktimave Çame që i ndërtuam ne bijtë e Çamërisë!

Edvin Rama nuk ka faj që kujton se të gjitha punët bëhen me sekser. Me sekser u bë ministër, me sekser kryetar bashkie, me sekser bleu Partinë Socialiste, mori pushtetin me marrëveshjen e sekserit të Serbisë, mbajti pushtetin me sekser grek, po mban peng qeverinë me oligarkët sekserë.

Por, kur të përmendë Çamërinë dhe Shpëtim Idrizin duhet të ketë kujdes se shumë të palara mund të dalin. Nuk është Shpëtim Idrizi asnjë nga sekserët që i ulen e i ngjiten në zyrë për të blerë çamë apo kosovarë.

Ti e di se sa sekserë të kam kthyer mbrapsht; madje dhe nga Vlora, ku flet duke harruar që dhëmbët nuk janë vetëm për të kafshuar, por dhe për të mbajtur brenda gojës, fjalët që mendja s’t’i mban dot.

PDIU, Shoqata “Çamëria” dhe unë, nuk ta harrojmë dhunën, goditjet, gjakosjen dhe arrestimin e 25 anëtarëve të Shoqatës “Çamëria” nga policia jote, për t’i bërë qejfin ministrit të Jashtëm grek.

Shkon në Vlorë dhe thotë broçkulla si DHULEJA (shërbëtor) më i mirë i Greqisë. PDIU dhe Shpëtim Idrizi kanë bërë vetëm një marrëveshje me Partinë Demokratike. Nuk dimë që Dulja të jetë ndonjë gjë në PD. Marrëveshja ka për program çështjen Çame! Kaq!
Të tjerat janë thashetheme grash të këqija si Tirja e qeverisë dhe Lali Fiku.

Po në Vlorë gënjen dhe thotë se nuk paska çamē në listën e opozitës në këtë qark. Po pse, çfarë është numri 5 i listës, Gëzim Ademaj që kandidon në vend të sigurtë me siglën e PDIU-së? Po Jolio Dine çfarë është? Nuk është çam? Po zonja e rreshtuar e nënta në listë nuk është çame? Padyshim që është, madje ka qenë dhe në zgjedhjet famëkeqe të 2017-ës në listën tonë të PDIU-së.

Ke tetë vjet që je deputet në Vlorë dhe kurrë nuk ke propozuar një çam apo çame në listat e Rilindjes, madje dhe një “e rrëmbeve” nga lista e PDIU-së në 2017.

Edhe një herë po të them, mos i lësho pëllumbat kur të përmendësh Çamërinë, aq më shumë në Vlorë!

Shko bëj të paktën një vizitë në Çole, ku jetojnë çamët. E ke 5 minuta nga qendra, por e ke lënë si Kandahar pa ujë e drita. Pse e ke bërë? Apo meqë janë çamë!Dhe e fundit para se të përmendësh Çamërinë dhe Shpëtim Idrizin, shko deri në Kllogjer vendos një tufë lule në varrezat monumentale të viktimave çame, që i ndërtuam ne, bijtë e Çamërisë. Shko vendose një lule dhe hesht vetëm një minutë. E bën dot, qirje? Apo ke hall mos të kanoset Nikollas Gejxh apo uzaqet e Athinës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments