15 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmePse mediat e BDI-së u ngutën të paraqesin "patriotizëm" kursem Artan GRUBI...

Pse mediat e BDI-së u ngutën të paraqesin “patriotizëm” kursem Artan GRUBI dhe N.BUSHi nuk u përkulën para Tigrave por “haruan” se pse ishin aty në manifestim (fotot)…?!

Lajmi interaktiv

Kush e ka mizën ndër kësulë i kruhet koka . Dhe pse dy Tigra të BDI-së bëjnë ish edhe aty ku nuk ka pula…Zaevi i mori për dore dhe i dërgoi te manifestimi

. Për 20 vjet të Qeverisjes së BDI-së në Tigra as një shqiptar nuk u fut …Pjesmarja ishte e planifikuar nga dyshja Tigrat Artan Grubi dhe Nazim Bushi të cilëve kredibiliteti u ka zbehur tek elektorati shqiptar i BDI-së…dhe mereni me mend gjoja mediat maqedonase janë kallur e pse sikur nuk ju kanë përkulur dhe gjoja Tigrat e BDI-së nuk e bënë për gjoja përkujdesjen e partnerit shqiptar për përfaqsimin shqiptar …çdo gjë që bëhet me ngutje dhe AD HOC edhe më shpejtë bëhet çull…Pra do ishin kallur kur tek Tigrat do kishte ta zëmë 25% shqiptarë e jo asnjë ose ish ushtarët e UÇK do ishin sistematizuar në Tigra dhe Tigrat e BDI-së do ishin përkujdesur që me pjesmarjen e tyre aty do u kishin ndarë pllaketa ish ushtarëve të UÇK sikur të ishin aty te Tigrat .Artan Grubi dhe Nazim Bushi duke e ditur këtë fakt u munduan që të mbulojnë… u munduan dhe bëjnë spektakël mediatik .Dhe au shpagua ,për momentin duket se po …me mediume edhe Millosheviçi…edhe Sadam Huseini ..Gadafi ….blenë pushtetin dhe një ditë me gishta në gojë ikën… për nesër jo ….se u purkulën nuk u përkulën nuk është me rëndësi me rëndësi ishin aty bile Artan Grubi mori edhe pllaketa (sic) …mbeti numri i shqiptarëve 0 në Tigrat ( një rregull sportive botërore për lojrat olimpike thotë me rëndësi të marrësh pjesë se sa të ffitosh dhe Artan Grubi e Nazim Bushi morën pjesë dhe pllaketa nga Tigrat .Pra truqe të asfaltit të Shkupit ….edhe njëherë nuk pijtën ujë …sepse realiteti flet diçka tjetër për 20 vjet BDI në PUSHTET dhe kokë shqiptari në Tigra …hë be o ju Tigra të BDI-së Artan Grubi dhe Nazim Bushi më mirë të mos kishit shkuar dhe atëherë do dukej patriotizmi i juaj i fjetur në horizont se kështu jeni bërë prap temë e rrjeteve sociale …kuptohet me përshëndetje …papagalli

=============================

lajmi aktiv që qarkullon

https://alsat.mk/grubi-nuk-komenton-perfaqesimin-e-shqiptareve-ne-njesitin-tigrat/

Për 4 dekada të plota, asnjë shqiptar nuk është pjesë e njësitit special policor “Tigrat”. Në shënimin e 40 vjetorit të formimit të këtij njësiti, në të cilën asnjëherë nuk shkeli këmba e policit shqiptar ishte i pranishëm edhe zv/kryeministri, Artan Grubi. I pyetur për mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve, nuk deshi të prononcohej me arsyetimin se nuk janë paraparë deklarata për mediat pas ngjarjes. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme mohon që dyert e njësitit elitar “Tigrat” të jenë të mbyllura për shqiptarët. Sipas MPB-së çdo kush që plotëson kushtet mund të bëhet “Tigër”.

Në njësinë speciale të anti-terrorit “Tigrat” punojnë zyrtarë policorë të cilët i kanë kaluar testet përkatëse dhe absolutisht nuk është e rëndësishme se cilës përkatësi entike i takon. Ashtu siç nuk është e rëndësishme për asnjë njësi tjetër në kuadër të MPB-së. Vazhdimisht ka konkurse për t’iu bashkuar njësisë, në të cilat mund të paraqiten zyrtarët policorë, pavarësisht cilës përkatësi etnike i takojnë – njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Në përvjetorin e njësiti “Tigrat” ishte i pranishëm edhe zv/ministri i Brendshëm Nazim Bushi, por nga qëndrimi i MPB-së që ai përfaqëson, nuk flitet asnjë fjalë nëse ai po bën ndonjë përpjekje për përfaqësimin e shqiptarëve në këtë njësit. Ndërsa për kritere të rrepta të pranimit në 40 vjetorin e njësitit “Tigrat” foli edhe Komandanti i njësisë, Danevski.

Kjo strukturë dhe kriteret e larta për zgjedhje dhe trajnim të kuadrove, njësisë i mundësoi vazhdimësi në funksionimin dhe përshtatje ndaj nevojave për përgjigje efikase ndaj të gjitha sfidave -tha Mitko Danevski, Komandat i njësisë speciale “Tigrat”.

Tre vjet më parë, arsyetimin e njëjtë e kishte dhënë i pari i Policisë. Spasovski kishte deklaruar se uniforma e Tigrave nuk mbahet në bazë të përkatësisë etnike a fetare, por në bazë të përgatitjes. Por ish zëvendësi i Spasovskit, Agim Nuhiu kishte pranuar se shqiptarët kishin qenë të përjashtuar nga kjo njësi speciale pikërisht për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

Me rëndësi është cilësia. Nuk është me rëndësi kush cilit komunitet etnik i përket në Maqedoni – deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Unë nuk mund të futem tek shkaqet por me siguri që ka pasur shkaqe të natyrave të ndryshme, duke mos përjashtuar edhe paragjykimet edhe mbi baza etnike – deklaroi kohë më parë Agim Nuhiu, Ish ministër i Brendshëm.

Pos në njësinë speciale policore, përfaqësimi i shqiptarëve le për të dëshiruar edhe në njësitë elitare ushtarake, si Ujqit, Renxherët dhe Skorpionët.alsat-m.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments