-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedonia e Veriut: Shoqëri shumë-etnike, por shtet mono-etnik

Maqedonia e Veriut: Shoqëri shumë-etnike, por shtet mono-etnik

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë folur për emisionin “Ballkan” në ABC me gazetaren Linda Karadaku në lidhje me regjistrimin e popullsisë dhe aq që po ndodh me regjistrimin në diasporë.

“Po regjistrohemi. Deri tani nuk është bërë asgjë si duhet shpresojmë të bëhet vetëm kjo. Mendoj që mbi 25% në Maqedoni janë shqiptarë. Dilni shihni sa ka shqiptarë. Është shumë e thjeshtë për ata që duhet të shohin”, shprehet njëri prej tyre.

Ndërsa Albulena Halili nga rrjeti Pan-Albanica deklaron se regjistrimi është një nga proceset më të rëndësishme të shtetit.

“Regjistrimi është një nga proceset më të rëndësishme të këtij shtetit. Nga kjo varet koncepti I shtetit. Maqedonia e Veriut është multietnike ndërsa shtetit është i ndërtuar në konceptin monoetnik. Nuk e di si do arrihet por në skenarin më të keq opozita maqedonase mund ta bojkotojë procesin e regjistrimit. Spektri politik shqiptar ka qenë i unifikuar”, deklaron ajo./mv.abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments