Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur lidhur me deklaratat e një pas njëshme të kryeministrit Edi Rama kundrejt tij, duke thënë se ne jemi përballë një njeriu të vetëm.
I ftuar në studjon e ABCnews, Idriz i përgjigjet me ironi Ramës duke thënë se më vjen mirë që Rama ka ngelur pa gjumë prej gjumit tim.
Lidhur me akuzat e Ramës se Idrizi i ka shpallur luftë Greqisë, ai u shpreh se nuk i kam fuqinë t’i shpallë luftë Greqisë, por është Greqia ajo që i ka shpallur luftë Shqipërisë, duke mos hequr ligjin e luftës.
“Ai ka 21 vjet në pushtet edhe në pushtet të plotfuqishëm. Për punën e gjumit më vjen mirë vetëm për një gjë, që gjumi im i ka prishur gjumin Edi Ramës dhe për këtë ka arsye. Sa për atë që unë i kam shpallur luftë Greqisë, unë në rradhë të parë i kërkoj kryeministrit tim dhe kujt do që të zbatojë rezolutën për shqiptarët e Çamërisë, ta marri seriozishtë dhe të mos luajme Çështjen Çame. Më duhet ti kujtojë kryeministrit të Shqipërisë se unë nuk e kam fuqinë t’i shpallë luftë Greqisë, por mos harrojmë asnjë rastë që është Greqia ajo që i ka shpallur luftë Shqipërisë dhe ka prej ka prej dhjetra vitesh që mban ligjin e luftës me Shqipërinë. Ky kryeministër nuk nuk kujtohet më as për ligjin e lustës as për çështjen çame dhe tha që nuk do shkonte në Athinë, por jo vetëm që shkoj por hëngri edhe një dark të bukur siç e specifioi dhe vetë“, u shpreh Idrizi.
https://27.al/ironizon-shpetim-idrizi-me-vjen-mire-qe-gjumi-im-i-ka-prishur-gjumin-edi-rames/