Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri përmes një konference për media ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi për mosrespektim të ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Aziri ka thënë se grupi parlamentar i Koalicionit Aleanca dhe Alternativa sot ka pranuar një njoftim me shkrim nga ana e Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi ku thuhet se nuk lejohet që amandamentet të parashtrohen në gjuhën shqipe.
Aziri: Ne si Koalicion jemi vënë në pozitë jo të barabartë si deputet,sepse kolegët tanë maqedonas i dorzojnë amandamentet vetëm në gjuhën maqedonase,përse në na ndalohet një gjë që e garanton ligji për përdorimin e gjuhëve. Si duket Talat Xhaferit i pengon përdorimi i gjuhës shqipe të shkruar.
Aziri gjithashtu tha se, u takon shërbimeve të Kuvendit që të bëjnë përkthimin e materialeve në dy gjuhë,sepse në si deputet de kemi atë detyrë dhe obligim,prandaj egzistojnë shërbimet dhe administrata e Kuvendit,pikërishtë për këto punë.
Aziri i ka bërë thirrje Xhaferit që të heqë dorë nga presioni ndaj opozitës sepse nuk do ta arrijë qëllimin e tijë për të na pengojë në punën tonë.
Ka deklaruar Aziri para mediave nga Kuvendi Republikan.