2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) MBI 32 MIJË MËRGIMTARË TË REGJISTRUAR JAVËN E PARË

(VIDEO) MBI 32 MIJË MËRGIMTARË TË REGJISTRUAR JAVËN E PARË

Enti Shtetëror për Statistikë e vlerëson si të kënaqshëm interesimin e diasporës për regjistrim. Në javën e parë të këtij operacioni, përmes aplikimit elektronik janë vetëregjistruar 32.752 mërgimtarë, kanë njoftuar sot nga Enti Shtetëror për Statistikë.

ESHS

“Numri i të regjistruarve rritet dita-ditës. Problemi me mosmarrjen në kohë të mesazhit kthyes për hyrje në aplikacionin është tejkaluar dhe aplikacioni funksionon pa pengesa. Vetëregjistrimi për një person zgjat 10 minuta dhe aspak nuk është e ndërlikuar. I inkurajojmë dhe i motivojmë mërgimtarët të ndajnë kohë të shkurtë dhe të vetëregjistrohen”

Nga Enti rikujtojnë se regjistrimi i mërgimtarëve që filloi më 1 marsi do të zgjasë deri më 21 Prill. Kjo është faza e parë e regjistrimit të popullsisë, ku në formë elektronike vetëregjistrohen të gjithë qytetarët me banim në vendet e huaja. Përveç tyre në këtë periudhë ka filluar edhe regjistrimi i personave të pastrehë, pjesëtarët e Armatës në misione jashtë shtetit, përfaqësuesit konzularo diplomatik dhe të burgosurit. Sipas ligjit për regjistrim të popullsisë dhe amvisërive, në formë elektronike regjistrohen të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit dhe që nuk janë kthyer vitin e fundit. Ata do të hyjnë në kategorinë e popullsisë jorezidente, ndërsa popullsia rezidente do të regjistrohet nga 1 prilli përmes regjistruesve të cilët do të vizitojnë çdo amvisëri. Në këtë regjistrim, grumbullimi i të dhënave do të bëhet përmes pajisjeve elektronike, ndërsa të dhënat do të krahasohen edhe me regjistrat e tjerë civil në shtet. Përveç popullatës rezidente dhe jorezidente, regjistrimi do të shpalosë edhe numrin e përgjithshëm të popullsisë.

Arben Zeqiri /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments