Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët nëpërmes pllakateve të ngjitura para MPB-së me të dhënat e Sasho Mijallkov i cili tashmë është në arrati dëshiron t’i zgjoj nga “gjumi”, siç thonë ata të parin e policisë dhe zëvendësin e tij, Oliver Spasovski dhe Nazim Bushin.
“Mijallkov realizoi me sukses operacionin i cili edhe dihej. Ish kreun e shërbimeve sekrete gjatë arratisjes dyshojmë se është ndihmuar edhe nga institucionet shtetërore”, ka theksuar Omer Ajdini kryetar i FRASH-it.