1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeESHS-zv/drejtori Ilmi Selami demanton drejtorin A.Simovskin/ Etninë dhe fenë e mërgimtarëve mund...

ESHS-zv/drejtori Ilmi Selami demanton drejtorin A.Simovskin/ Etninë dhe fenë e mërgimtarëve mund ta deklarojnë edhe familjarët

Nëse vetë nuk je i pranishëm gjatë regjistrimit të popullsisë, familjarët nuk do të mund të regjistrojnë edhe përkatësinë tënde etnike dhe fetare, pavarësisht nëse je duke jetuar brenda ose jashtë Maqedonisë. Këtë shpjegim e dha pardje drejtori i Entit të statistikave, Apostoll Simovski, duke folur për regjistrimin e atyre që jetojnë jashtë vendit por nuk munden të regjistrohen online.

“Kur ndonjë person jep të dhëna për person tjetër, në të gjitha rastet kur jep të dhëna për person tjetër, ka mundësi edhe për njerëz që mungojnë por janë në vend, nuk mundet të jepet përgjigje për ato çështje që kërkohet deklarim personal. Këto janë pyetjet për përkatësinë etnike, fetare dhe gjuhën”, deklaroi Simovski.

Zgjidhja më e mirë, tha më tej Simovski, është që Enti i Statistikave vetë t’i kontaktojë këta njerëz dhe ata të deklarohen për përkatësitë e tyre. Këto pohime të njeriut të parë të Entit të Statistikave, kanë nxitur reagime në opinion. TV21 kërkoi nga ai intervistë për të shpjeguar, por na tha se sot nuk mundet.Për dallim prej tij, zëvendësdrejtori Ilmi Selami ishte i gatshëm për të folur,  por as ky nuk po e kupton se çfarë ka dashur të thotë, por një gjë e di, se drejtori e ka gabim!

Se çfarë ka dashur të thotë drejtori unë nuk e di. Më së miri ai e di dhe sigurisht se do ta pyesni edhe atë por vetëm e di një gjë se atë që e ka thënë është gabim. Gabim për dy arsye. Një gjë e tillë nuk parashihet as në ligj e as në metodologji. Dispozita ligjore është gjenerale dhe thotë do të jep të dhënat që kanë të bëjnë me personin jashtë, përfshin të gjitha të dhënat, nga numri amë dhe të gjitha të tjerat që kanë të bëjnë me regjistrimin”, tha Selami.

Nëse ndodh ajo që ka thënë drejtori Simovski, opozita shqiptare paralajmëron nisma për parandalim.

“Sipas gjitha gjasave, përderisa deklarohet njeriu i parë i një institucioni se nuk do të munden të regjistrohen, e them që kjo do të jetë e papranueshme për ne si koalicion Aleancë për Shqiptarët-Alternativa dhe natyrisht do të ngre iniciativa për ta ndaluar këtë punë që të mos ecë përpara me të vetmin qëllim, se qëllimi ynë përfundimtar është që regjistrimi të jetë objektiv, të dihet numri i saktë i njerëzve”, thotë Arben Taravari nga koalicioni ASh-AAA.

Ligji për Regjistrim, në nenin 8, për “personat shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit, parasheh që të dhënat sipas nenit 10 të këtij ligji i jep personi i moshës madhore të cilit i janë më së shumti të njohura”.

Po çfarë thotë neni 10? Këtu parashihen të gjitha veçoritë e personit që regjistrohet, përfshirë edhe ato etnike, kulturologjike dhe religjioze. Pra nuk bëhet asnjë përjashtim i ndonjë karakteristike të regjistrimit për personin që jeton jashtë. Kështu shkruhet edhe në metodologjinë e regjistrimit të prezantuar pardje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments