Ministria e Shëndetësisë është duke përgatitur ueb-faqe nëpërmjet të cilës qytetarët do të mund të paraqiten për t’u vaksinuar kundër Covid-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë se është në rrjedhë formimi i ueb-faqes në të cilën do të mund të paraqiten qytetarët për imunizim.Vaksinat e para që priten të arrijnë në Maqedoni të Veriut, do të jenë ato kineze, ndërkaq të parët që do ta pranojnë atë janë personeli mjekësor që gjenden në vijën e parë të frontit për luftimin e pandemisë së Covid-19.
Gjithashtu do të vaksinohet edhe personat e kategorive të rrezikuara të cilat do të definohen nëpërmjet sistemit “Termini im”./TV21