Mijëra njerëz kanë marshuar të shtunën në rrugët e Vjenës duke kundërshtuar kufizimet në jetën publike si pasojë e koronavirusit. Kjo protestë erdhi disa ditë pasi Qeveria e kancelarit Sebastian Kurz, zhvilloi bisedime për zgjatjen e masave.
Nën moton “Kurzi duhet të shkojë”, demonstruesit brohorisnin rrugëve të Vjenës. Një pjesë e madhe e tyre ishin pa maska, njofton Reuters, përcjell albinfo.ch.
Austria është në bllokadën e saj të tretë, duke i lejuar të hapura vetëm dyqanet ushqimore. Vendi ka raportuar afro 390.000 raste me COVID-19 dhe mbi 7.000 të vdekur që nga fillimi i pandemisë.