Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nëpërmjet Facebook-ut bëri të ditur se janë tejkaluar pengesat për ndërtimin e shkollës në Vizbeg dhe në Bllacë
i thekson se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe programi për investime kapitale duke përfshirë shkollën në Vizbeg bashkë me atë të Bllacës.
“Me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Transportit u tejkaluan të gjitha pengesat për ndërtimin e shkollës në Vizbeg, ndërsa në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua edhe programi për investime kapitale duke përfshirë këtë shkollë në Vizbeg bashkë me atë të Bllacës”, shkruan Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë.
Grubi gjithashtu thotë se njëjtë edhe fëmijët e fshatit Bllacë, përkatësisht ata të lagjes Bardhi tashmë nuk do të duhet që të udhëtojnë me kilometra për të ndjekur mësimin, pasi që së shpejti në këtë vendbanim do të ndërtohet shkollë fillore me qëllim që edhe atyre fëmijëve tu krijohen kushte të barabarta sikur dhe fëmijëve tjerë në vend.