Është e sigurtë se nga 21 janari kafenetë dhe restorantet do të rikthehen në orarin e mëparshëm të punës deri në orën 21, kurse kërkesa e tyre për punë deri në orën 23 do të rishikohet dhe vendoset varësisht situatës me virusin korona, paralmëron ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, raporton tv21.tv
“E vetmja gjë që me siguri do të ndodhë më 21 janar është orari i punës i hotelierëve deri në orën 21, ndërsa në përputhje me vlerësimin e sistuatës tani këto ditë deri më 21 janar eventualisht mund të rishikohet kërkesa e tyre për punë deri në orën 23, megjithatë të gjitha masat tjera mbeten në fuqi”, tha Filipçe./TV21