9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZVKPRMV Artan Grubi thirri Spasovskin dhe Bushin për të treguar në...

ZVKPRMV Artan Grubi thirri Spasovskin dhe Bushin për të treguar në opinion se funksionojnë LSDM – BDI si sahat i hoxhës ?/ Dy deklarata krahasuese?!

lajmi interaktiv

ZVKPRMV Artan Grubi ditë më parë deklaroi në tv21 06/01/2021 17:40 se 1357-administratorë do të sistemohen ne 258 institucione që i bie 5.2 administratorë në çdo institucion …pra MPB sipas kësaj logjike duke hapur plus 600 vende të reja pune polic i bie se takimi ka ndodhë për diçka tjetër dhe mbase i motivuar politikisht …ja faktet

linku https://tv21.tv/te-punesuarit-sipas-mo-do-te-nisin-me-pune-grubi-1-357-administratore-do-te-sistemohen-ne-258-institucione/

1.357 administratorë nuk do të qëndrojnë më në shtëpi, pasi shumë shpjetë pritet të sistematizohen nëpër 258 institucione. Të paktën kështu paraljmëron zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili vetëm një ditë pasi u vendos në ndërtesën e re të Ministrisë për Sistemit Politik, dorëzoi në Qeveri planin për shpërndarjen e nëpunësve administrativ.

 “Në pajtim me nenin 4, paragrafi (1) i Ligjit për shpërndarjen e nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do të realizohet shpërndarja e gjithsej 1.357 punonjësve administrativ në gjithsej 258 institucione të pushtetit lokal dhe organe tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligj”, theksoi Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë.

Grubi me këtë rast thotë se ky plan përfshin të gjithë të punësuarit në Ministrin për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, të cilët kanë lidhur kontrata punësimi, deri më datën 31 dhjetor të vitit 2019. Ata do të sistemohen në institucione shtetërore dhe lokale.

 “Kjo kategori e të punësuarve do të sistemohet edhe nëpër institucionet që kryejnë veprimtari nga fusha e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, sportit, si dhe në veprimtaritë tjera me interes publik të themeluara me ligj, kurse të organizuara si agjenci, fonde, institucione dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, nga qyteti i Shkupit, por edhe nga komunat e qytetit të Shkupit dhe agjencitë aksionare në pronësi shtetërore”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Angel Mojsovski, hulumtues në Institutit për Politikë Evropiane për TV21 tha se ka vend për sistematizimin e këtyre 1300 administratorëve, por çështja është se disa prej tyre mund edhe të refuzojnë.

 “Punëtorët do të kenë afat prej shtatë ditësh të nënshkruajnë deklaratë ku do sistemohen që është mirë pasi që precizohet afati kohor që mund të zgjidh i punësuari ku do të sistemohet. Plotësuese është se u jepen dy shanse dhe ajo është mirë që nuk shkohen menjëherë me eliminim. Ka edhe gjoba prej 2 mijë eurove për institucionet nëse nuk u japin vend të duhur të punës. Pres që dy e treta e këtyre administratorëve që në fazën e parë të sistemohen por prap them se do të ketë individ që nuk do tu pëlqej vendi i punës”, theksoi Angel Mosovski – Hulumtues Instituti për Politikë Evropian.

Pak përpara festave të Vitit të Ri, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri tha se nëse dikush refuzon sistematizimin dy herë me radhë, kontrata e tij e punës do të ndërpritet.

Në buxhetin e vitit 2021 janë parashikuar 9.3 milion euro për 1,430 punonjës. Për dhjetë vjet, vlerësimet janë se punësimet sipas marrëveshjes së Ohrit, i kushtojnë shtetit rreth 100 milion euro. Ndryshe nga Ministria për shoqëri informative dhe administratë kanë thënë se me riorganizimin dhe me uljen e numrit të të punësuarve do të kemi administratë më profesionale. Çështja e sistematizimit të administratorëve u aktualizua në vitin 2018 nga ministri i atëhershëm i Administratës Damjan Mançevski por nuk u përfundua kurrë.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik, Artan Grubi, sot ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskin dhe zëvendësin e tij Nazim Bushi.

Grubi në rrjetin social Facebook, shkruan se Spasovski dhe Bushi kanë shprehur gatishmëri që të ndihmojnë në shpërndarjen e administratorëve sipas programit K5.

“Shpërndarja e nëpunësve administrativ të punësuar sipas programit K5 me qëllim përmirësimin e përfaqësimit të drejt dhe adekuat nëpër institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte vetëm një nga temat që sot kam diskutuar me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Oliver Spasovski dhe zv/ministrin z. Nazim Bushi.

Në frymën e bashkëpunimit të mirë, Spasovski dhe Bushi përshëndetën rregullimin e çështjes së nëpunësve administrativ të cilët deri më tani kanë qenë të pa sistemuar nëpër vende të punës.

Ata shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe për sukses të përbashkët.

Më herët takova edhe Ministren e mbrojtjes, znj. Radmilla Shekerinska e cila gjithashtu u shpreh e gatshme të ndihmon dhe përkrah shpërndarjen e K5 administratorëve”, shkruan Artan Grubi në Facebook.

==========================

lajmi aktiv që qarkullon

https://tv21.tv/grubi-spasovski-dhe-bushi-te-gatshem-te-ndihmojne-ne-shperndarjen-e-administratoreve/

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik, Artan Grubi, sot ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskin dhe zëvendësin e tij Nazim Bushi.

Grubi në rrjetin social Facebook, shkruan se Spasovski dhe Bushi kanë shprehur gatishmëri që të ndihmojnë në shpërndarjen e administratorëve sipas programit K5.

“Shpërndarja e nëpunësve administrativ të punësuar sipas programit K5 me qëllim përmirësimin e përfaqësimit të drejt dhe adekuat nëpër institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte vetëm një nga temat që sot kam diskutuar me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Oliver Spasovski dhe zv/ministrin z. Nazim Bushi.

Në frymën e bashkëpunimit të mirë, Spasovski dhe Bushi përshëndetën rregullimin e çështjes së nëpunësve administrativ të cilët deri më tani kanë qenë të pa sistemuar nëpër vende të punës.

Ata shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe për sukses të përbashkët.

Më herët takova edhe Ministren e mbrojtjes, znj. Radmilla Shekerinska e cila gjithashtu u shpreh e gatshme të ndihmon dhe përkrah shpërndarjen e K5 administratorëve”, shkruan Artan Grubi në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments