10.3 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti pas takimit me Zaevin e vlerëson të suksesshëm qeverisjen 100...

Ali Ahmeti pas takimit me Zaevin e vlerëson të suksesshëm qeverisjen 100 ditore .

ryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar këtë të shtunë kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, për të vlerësuar 100 ditëshin e qeverisë së re. Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se kujdesi për shëndetin publik dhe beteja me Covid-19, ndihma për ekonominë, përkrahja për ndërmarrjet dhe rrogat e punëtorëve, konferenca ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe kontesti rreth marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ishin temat kryesore që u shtjelluan bashkë edhe me zbatimin e marrëveshjes së koalicionit dhe programit qeveritar.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot në qeveri takova Kryeministrin Zaev për të bërë një vlerësim të përbashkët për 100 ditëshin e qeverisë së re dhe për të diskutuar për hapat në vijim. Kujdesi për shëndetin publik dhe beteja me Covid-19, ndihma për ekonominë, përkrahja për ndërmarrjet dhe rrogat e punëtorëve, konferenca ndërqeveritare me Bashkimin Evropian dhe kontesti rreth marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ishin temat kryesore që u shtjelluan bashkë edhe me zbatimin e marrëveshjes së koalicionit dhe programit qeveritar. Vlerësuam që përpjekjet qeveritare të koalicionit tonë duhet të vijojnë dhe të mbetemi në të njëjtin drejtim i cili përkrahet edhe nga qytetarët dhe nga komuniteti ndërkombëtar.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments