Ministrat në qeveri sot shqyrtuan dhe miratuan Informacionin mbi listën e dokumenteve dhe informacioneve që mbajtësit e informacionit janë të detyruar të publikojnë në faqet e tyre të internetit, ndërsa arritën në përfundim me të cilin ministritë, organet në përbërjen e ministrive, organet e pavarura të administratës shtetërore, organet e pavarura shtetërore të përgjegjshme para qeverisë, ndërmarrjet publike të themeluara nga qeveria, shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, si dhe mbajtësit e tjerë të informacionit përgjegjës ndaj qeverisë, brenda 30 ditëve nga miratimi mbi këtë informacion për të publikuar në faqet e tyre të internetit dokumentet dhe informacionet e renditura në nenin 10 të Ligjit për qasje të lirë në informacionin me karakter publik.
Qeveria, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, u rekomandon komunave, Qytetit të Shkupit dhe komunave në Qytetin e Shkupit, si dhe mbajtësve të informacioneve të vendosura prej tyre brenda 30 ditësh të publikojnë në faqet e tyre të internetit dokumentet dhe informacionet që janë parashikuar në nenin 10 të Ligjit për qasje të lirë në informacionet me karakter publik.
Qeveria, informon komunat si dhe mbajtësit e informacioneve të vendosura prej tyre, se realizimi i të gjitha projekteve të reja kapitale për vitin 2021 për zhvillimin lokal nga buxheti qendror, investimet kapitale për zhvillimin lokal nga programi TAV, pastaj projektet e zhvillimit lokal nga programet e Bankës Botërore dhe nga Banka Evropiane e Investimeve, si dhe programet e efiçiencës së energjisë të destinuara për njësitë e vetëqeverisjes lokale do të kushtëzohen nga zbatimi i plotë i rekomandimeve në përputhje me politikat e qeverisë për transparencë dhe në përputhje me detyrimet e Ligjit për qasje të lirë në informacionet të karakterit publik.