8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTetovë, sot është nënshkruar kontrata për autobusët, pritet të arrijnë brenda gjashtë...

Tetovë, sot është nënshkruar kontrata për autobusët, pritet të arrijnë brenda gjashtë javëve

Sot është nënshkruar kontrata për furnizim me pesë autobusë të cilët do të shfrytëzohen për transport publik të qytetarëve në Komunën e Tetovës. Sipas kontratës, autobusët duhet të arrijnë në Tetovë në afat prej gjashtë javëve. Ndërkaq, kompania e përzgjedhur është “AutoMakedonija” me seli në Shkup.

Një javë pasi Ministria e Financave miratoi kërkesën e Komunës së Tetovës për furnizim me autobusë për transport publik, autoritetet komunale në Tetovë kanë nënshkruar kontratën me kompaninë “AutoMakedonija” që do t’i sjellë ato.shkruan Portalb.mk.

“Sot është nënshkruar kontrata me ofertuesin më të volitshëm të përzgjedhur në procedurën e prokurimit. Sipas kontratës, nga sot rrjedh afati prej 6 javëve deri ku operatori ekonomik është i obliguar që të sjellë 5 autobusët” theksuan nga Komuna e Tetovës.

Si do të duken autobusët?

Portalb.mk mëson se këta autobusë të cilët kanë kushtuar gjithsej 44 milion denarë janë të modelit Isuzu CitiPort dhe duken kështu:

Isuzu Citiport, autobus.
Isuzu Citiport, autobus.

Nënstacionet  e busave janë vendosur 

Disa stacione pritëse janë vendosur në pjesët më të frekuentuara të qytetit, duke filluar nga hyrja e qytetit, qendra (gjykata themelore) e deri te rruga e universiteteve.

Stacionet pritëse për autobusë, Tetovë.
Stacionet pritëse për autobusë, Tetovë.

Premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017. Ky premtim i Arifit nuk është realizuar.

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës në shtator të këtij viti për herë të dytë e ka themeluar ndërmarrjen për transport publik “Tetova Transport”, pasi e para nuk ka arritur të vihet në funksion dhe e njëjta ka pushuar së vepruari automatikisht shkaku i afateve ligjore për funksionalizim të së njëjtës, kurse në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal, u votua edhe statuti i kësaj ndërmarrje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments