Sipas analizës së fundit të Ministrisë së pushtetit lokal, Maqedonia e Veriut është futur në zonën e thellë të plakjes. Sipas kësaj analize, 20.4 ((rreth 410 mijë) e qytetarëve janë të moshës së vjetër, kurse mosha mesatare e popullsisë është 44 vjeç.
Kjo analizë zyrtare tregon se pjesa më e madhe e popullsisë së Maqedonisë së Veriut, jeton në pjesën perëndimore të saj. Në këtë pjesë jeton rreth 46 për qind e popullsisë dy milionëshe (sipas statistikave zyrtare) të vendit, që i vjen rreth 920 mijë banorë.
“Nga ana tjetër në rajonin Lindor, Juglindor dhe rajonin e Vardarit që përbën rreth 2/5 të territorit të vendit (ose 40.8 për qind), jeton vetëm 24 për qind e popullatës”, thuhet në këtë analizë, transmeton Gazeta Lajm.
Analiza i referohet të dhënave për vitin 2019. pjesë më e dendur e Maqedonisë, kuptohet është rajoni i Shkupit, ku në hapësirë të vogël jetojnë mbi 600 mijë banorë.
“Në vitin 2019 në rajonin e Shkupit, që përbën vetëm 7,13 për qind të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, jeton 30,44 e popullatës së përgjithshme të vendit”, thuhet në analizë raporton Tv Telma.