-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePërplasja Haradinaj – Veseli sot në Kuvend: Ma qenef mashkull në jetë…...

Përplasja Haradinaj – Veseli sot në Kuvend: Ma qenef mashkull në jetë… (VIDEO)

Më shumë se asnjëherë tjetër, partnerët e koalicionit, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, janë parë të nervozuar me njëri-tjetrin.

Acarimin, kryeministri Haradinaj nuk ka mundur ta përmbajë kur Veseli foli në seancën solemne për pavarësi, për çështje që lëkundin bashkëpunimin e tyre në koalicion, raporton KTV.

“Qeveria e Kosovës nuk do të bjerë për shkak të taksës. Ky është qëndrimi im i vendosur. Qeveria dhe Kuvendi mund të bien vetëm për shkak të interesave të qytetarëve të Kosovës dhe partnerëve të tyre strategjikë si SHBA-të dhe Bashkimi Europian”, ka deklaruar Veseli.

Por, Haradinaj, i cili në seancë foli i pari, ka përmendur vetëm bisedimet dhe jo problemet aktuale në qëndrimet e kundërta të partnerëve të koalicionit, sa i përket taksës.

“Qeveria është e interesuar të arrijë marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke me kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj.

E, kur fjalimet përfunduan, Haradinaj nuk u përshëndet me të pranishmit dhe zgjodhi të dilte nga salla ndaras.

Por, kur Haradinaj bëri disa ofendime me gjasë mund t’i jetë referuar Kadri Veselit, me të cilin u pa i nervozuar gjatë tërë seancës. “Ma qenef mashkull në jetë…”, u dëgjua të thotë Haradinaj.

Në këtë seancë solemne, deputetët e Vetëvendosjes erdhën pas intonimit të himnit, derisa aty, të pranishëm ishin edhe shumë mysafirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments