Kryeministri Zoran Zaev me kënaqësi do të takojë dhe do të bisedonte me miq. Kjo deklaratë e tij vjen pas asaj të kryeministrit bullgar Bojko Borisov. Ai në takimin me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe konfederatës zvicerane tha se Bullgaria gjithnjë ka qenë e gatshme për dialog, mirëkuptim dhe zgjidhje të çështjeve dyplëshe me Republikën e Maqedonisë së Veriut, por sipas Borisovit, kjo dëshirë duhet të jetë e dyanshme.
“Bullgaria është mike e madhe dhe besoj se do të mbetet në këtë qëndrim. Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë gjithçka që është e domosdoshme në funksion të arritjes së zgjidhjes së çështjeve të këtilla të hapura që ekzistojnë. Ne nuk jemi shumë larg marrëveshjes, duhet vetëm të kemi vullnetin e mirë, të shohim me pozitivitet dhe ta projektojmë të ardhmen para nesh”, deklaroi Zoran Zaev – kryeministër i RMV-së.