Presidenti Bullgar Rumen Radev kërkon hapjen e një kapitulli të veçantë në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, i cili do të përmbajë të gjitha kriteret për fqinjësi të mirë.
Sipas tij, Bullgaria duhet para së gjithash të mbrojë historinë, gjuhën dhe identitetin e saj. – Askush përveç vetes sonë nuk mund ta bëjë atë. Unë jam i bindur se duke bashkëpunuar haptas me fqinjët dhe vëllezërit tanë, ne do të gjejmë zgjidhjen e duhur, por meqenëse Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë nuk u çon atyre, ne kemi të drejtë të kërkojmë mjete të tjera. Bullgaria nuk është një kandidat për anëtarësim, por Republika e Maqedonisë Veriore. Ajo duhet të vendosë vetë nëse do të vazhdojë me ideologjitë e urrejtjes nga e kaluara apo të fillojë zhvillimin demokratik, tha Radev për BNT.
Ai pretendon se e bindi Qeverinë e Bojko Borisov se nuk mund të ketë mbështetje pa rezerva për Shkupin dhe se me propozimin e tij në Parlament në Sofje u miratua korniza kombëtare me “vijat e kuqe”.
I pyetur nëse ishte e mundur që Bullgaria dhe Maqedonia Veriore të gjenin një zgjidhje deri të Martën, kur është planifikuar të takohet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE, Radev tha se heshtja e qeverisë Bullgare ishte konfuze.
- Ajo nuk ka kundërshtim të qartë. Ka pozicione të sakta, por nuk ka mekanizma të qartë për të arritur qëllimin, tha presidenti bullgar.
Lidhur me bisedën e fundit telefonike me presidentin maqedonas Stevo Pendarovski, ai thotë se ishte shumë i sinqertë.
- E di që është e vështirë. Kjo është një temë e kontradiktave të brendshme politike. “Por mua më intereson një gjë – çfarë po bën udhëheqja shtetërore e Republikës së Maqedonisë Veriore në drejtim të politikës shtetërore mbi tekstet shkollore, muzeumet, monumentet, sektorët zyrtarë të mediave publike dhe faqet e internetit dhe hulumtimet e organizatave shkencore dhe instituteve”, tha Rumen Radev.