Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari theksoi mbrëmë për Kanal5 se një nga qëllimet e ASH-së është që në këto zgjedhje ta delegjitimoj BDI-në.
“Ne jemi të fokusuar në raundin e parë dhe qëllimi i parë është që kandidati ynë Blerim Reka të shkojë në raundin e dytë. Qëllimi ynë i dytë është që të delegjitimojmë BDI-në, që peshon vetëm 40-50 mijë vota”, ka theksuar Taravari.
Ai ka shprehur kritika të stërngarkimin e komunës me administratorë gjatë kohës së qeverisjes së BDI-së dhe se një pjesë e tyre vetëm marrin rrogë, pa bërë asgjë. /ina