Pak përpara debatit final për zgjedhjet presidenciale me kandidatin demokrat Joe Biden, presidenti Donald Trump akuzon organizatorët për njëanshmëri.
Trump dhe stafi i tij pretendon se organizatorët e debatit kanë ndihmuar demokratët përpara përballjes së radhës, më 22 tetor, duke hequr nga temat kryesore politikën e jashtme.
Dje presidenti amerikan i dërgoi një letër Komisionit të Debateve Presidenciale, duke i bërë thirrje për një rregullim të çështjeve kryesore, përpara atij që e quan duel përfundimtar.
Ndërkohë, moderatorja dhe gazetarja e NBC, Kristen Walker ka shpallur si tema kryesore të debatit: familjet amerikane, racizmi në SHBA, ndryshimet klimatike, siguria kombëtare dhe lidershipi.