6.8 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaDebati final para zgjedhjeve presidenciale – Trumpi / Bideni po favorizohet

Debati final para zgjedhjeve presidenciale – Trumpi / Bideni po favorizohet

Pak përpara debatit final për zgjedhjet presidenciale me kandidatin demokrat Joe Biden, presidenti Donald Trump akuzon organizatorët për njëanshmëri.

Trump dhe stafi i tij pretendon se organizatorët e debatit kanë ndihmuar demokratët përpara përballjes së radhës, më 22 tetor, duke hequr nga temat kryesore politikën e jashtme.

Dje presidenti amerikan i dërgoi një letër Komisionit të Debateve Presidenciale, duke i bërë thirrje për një rregullim të çështjeve kryesore, përpara atij që e quan duel përfundimtar.

Ndërkohë, moderatorja dhe gazetarja e NBC, Kristen Walker ka shpallur si tema kryesore të debatit: familjet amerikane, racizmi në SHBA, ndryshimet klimatike, siguria kombëtare dhe lidershipi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments