Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, janë infektuar me koronavirus dhe tani ndodhen në karantinë.
Lajmi për infektimin është ndarë nga vetë Donald Trump, i cili në një postim në mediat sociale shkroi se tashmë ndodhet në karantinë.
“Melania Trump dhe unë rezultuam pozitiv me COVID-19. Ne ndodhemi në karantinës dhe kemi nisur procesin e rimëkëmbjes menjëherë. Do ta kalojmë këtë bashkë”, shkruan shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Deri tani dyshohet se ata janë infektuar nga një ndihmëse në Shtëpinë e Bardhë, e cila rezultoi më herët se ishte bartëse e virusit.
Hope Hicks, këshilltarja 31-vjeçare e presidentit, është ndihmësja më e afërt e Trump dhe rezultoi e infektuar.
Ajo udhëtoi me të në Air Force One në debatin e parë televiziv presidencial me rivalin demokrat Joe Biden në Ohio të martën. Disa nga anëtarët e familjes së Trump që ishin pjesë e debatit nuk vendosën maska dhe tashmë janë të rrezikuar për një infektim të mundshëm./tvklan.al