“Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, por gjithashtu është fakt se edhe Bullgaria dhe bullgarët e vlerësojnë për revolucionar bullgar. Është fakt se ne e kemi Dellçevën, qytet i cili e bartë emrin e tij, ka edhe Bullgarija Goce Dellçev qytet. Kemi përmendore gjithandej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgainë. Bashkë me kryeministrin Bojko Borisov jemi përulur në Sofje në përmendoren e Goce Dellçevit, por edhe në varrin e Dellçevit në Shkup. Realiteti dhe faktet janë ato”, deklaroi Zaev.
Ai shtoi se nëpërmjet personaliteteve historike duhet që të shohim bazë për ndërtimin e lidhjeve edhe më të mira mes popullit maqedonas dhe bullgar dhe nëse i shmangim momentet historike dhe i vendosim nën tepih, ajo nuk është mirë për të ardhmen evropiane të tërë këtij rajoni të Evropës Juglindore.
“Për atë dhe kemi Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë ose Marrëveshje të Prespës, që të mundemi këto çështje t’i zgjidhim në të ardhmen”, deklaroi Zaev.Ai njoftoi se do të diskutojë çështjen e Goce Delçev në takimin me Borisov, i cili pritet të zhvillohet përpara 10 nëntorit në Sofje, dmth pak para samitit të procesit të Berlinit të bashkë-kryesuar nga Bullgaria dhe Maqedonia dhe që do të mbahet në Sofje. Sipas Zaev, kjo do të ishte vizita e tij e parë zyrtare.