Në periudhën e ardhshme katërvjeçare do të sigurohen më shumë përfitime tatimore dhe mbështetje më e madhe financiare për kompanitë, shkruan në publikimin në profilin në Fejsbuk të Ministrisë së Financave.
“Detyra jonë është që sa më shpejtë ta kthejmë vendin në rrugën që do të sjellë rritje solide ekonomike, paga të denja, krijimi i vendeve të reja të punës dhe zvogëlimi i papunësisë, politikë e parashikueshme tatimore, e ardhme evropiane”, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi në publikimin.
Siç theksojnë nga Ministria, që të arrihet kjo, nevojitet mbështetje e fuqishme e nevojshme për sektorin privat, i cili duhet të rimëkëmbet nga kriza dhe të jetë bartës i rritjes.
Janë parashikuar disa politika dhe masa si 300 milionë euro mbështetje financiare për investimet vendore dhe të huaj si dhe çdo vit +25% më shumë mbështetje financiare për kompanitë
Janë paralajmëruar edhe shumë përfitime tatimore për sektorë të ndryshëm, si lirimi nga tatimi mbi fitimin gjatë riinvestimit në vitin 2021, ulja e tatimit personal mbi të ardhurat për industrinë e IT deri në 0% në vitin 2023,tatimi mbi të ardhurat personale mbetet 10%, por përmes procesit inkluziv të negociatave të vendoset progresioni, shkalla e vetme tatimore prej 10% për të gjitha shërbimet e restorantit, rishikimi i shkallëve të TVSH-së për lëndët e para për prodhuesit vendor, zvogëlimi i shkallës së TVSH-së për prodhuesit bujqësorë, zvogëlimi i shkallës së TVSH-së për lëndët e para për kompanitë e orientuara drejt eksportit, zvogëlimi i shkallës së TVSH-së prej 18% në 5% për shërbimet artizanale. Gjithashtu, është paraparë ngritja e pragut për obliguesit e TVSH-së prej 2 në 3 milionë denarë qarkullim vjetor prej vitit 2022.
Në publikimin bëhet e ditur se tatimi i të ardhurave personale mbetet 10 për qind, por përmes procesit gjithëpërfshirës të bisedimeve parashihet që të fillohet progresion. Te tatimi i fitimit nga viti i ardhshëm parashihet lirimi gjatë riinvestimit.
Është paralajmëruar edhe ulje e detyrimeve parafiskale për 75% në 4 vitet e ardhshme.
“Qëllimi është që në periudhë afatgjate të përpiqemi të krijojmë rritje ekonomike më të shpejtë, më gjithpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila do të bazohet në përforcimin e kapitalit njerëzor, inovacione, rritjen e konkurrencës së ekonomisë dhe përmirësimin e standardeve jetësore të qytetarëve në ekonomi të digjitalizuar dhe miqësore në raport të mjedisit dhe cilësisë së jetës”, potencoi Besimi.