300 të punësuarit e Ndërmarrjes publike komunale “Tetova” për gjashtë muaj janë pa kontribute të paguara. Ata gjatë ditës së sotme kanë protestuar duke kërkuar kontributet e tyre ose në të kundërtën sic thanë do ta lënë qytetin pa pastruar. Sipas tyre shumica e tyre janë të sëmurë me sëmundje kronike ndërsa rrogat që i marrin u shkojnë të gjithë në barna.
“Protestoj se gjashtë vjet e gjashtë muaj jam pa sigurim, pa vendim punë plus asaj çdo muaj nga dy mijë denarë më mungojnë edhe nuk kam ku të ankohem”, tha një punëtor i NPK “Tetova”.
“Për sigurimet protestojmë në vend që t marrim 200 denarë barnat ne i marrim 2000 denarë mua më shkon rroga vetëm për barna kum shkuar ti marr kam ardhur nga shati kohën e pandemisë dy muaj e gjysmë nuk kam qenë pasi që jam i sëmur nga zemra ka edhe nga ata që marrin nga 8 mijë denarë barna”, shtoi një tjetër punëtor.
“ Po si bëjnë, na pretuan para një muaj edhe sa i bëjnë”, potencoi një punëtor tjetër i NPK “Tetova”.
Drejtori i NPK-së Xhelal Ceka e pranon se nuk ka paguar kontributet e tyre duke thënë se fajet i kanë qytetarët që nuk paguajnë faturat.
“Ndërmarrjen e ka goditur me 6 milion denarë edhe ne nuk kemi arritur në përjashtim të rrogave dhe obligimeve tjera si nafta e të tjera neve na kanë ngelur pas kontributet për shkak se qytetarët nuk paguajnë fatura e Ndërmarrjes publike komunale Tetova Tetovë”, u shpreh Xhelal Ceka – Drejtor i NPK “Tetova”.
Ai shpreson se Qeveria me ribalacin e buxhetit do gjeje një zgjidhje edhe për këta punëtor, por jo para dy muajve.
“Besoj se do gjemë një zgjidhje për një muaj e gjysmë dy për problemin e kontributeve për punëtorët”, deklaroi Xhelal Ceka – Drejtor i NPK-së.
Mbi 300 të punësuar edhe në kohë pandemi kanë ardhur vazhdimisht në punë, ndërsa qeveria kësaj kategorie nuk i ka ofruar asnjë ndihmë financiare. Ata nga muaji mars nuk kanë asnjë kontribut shëndetësor apo pensional të paguar, ndërsa ka edhe nga ata që mbi 6 vite janë me kontratë në vepër.