Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit nga 817 testet e kryera ka regjistruar 39 raste të reja të të prekurve me Kovid-19, 48 të shëruar dhe 4 pacient të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19 dhe atë 2 nga Kumanova të moshës 43 dhe 66 vjeç dhe dy nga Shkupi të moshës 71 dhe 72 vjeç.
Statisikat sipas qyteteve me të infektuar të rinj: Shkup 7, Kumanovë 3, Prilep 8, Tetovë 2, Strugë 2, Gostivar 11, Gjevgjeli 2, Kocan 2, Kratovë 1, Sveti Nikollë 1.
Statistikat sipas qyteteve me të shëruar: Shkup 6, Shtip 21, Tetovë 3, Strugë 1, Manastir 1, Gostivar 6, Gjevgjeli 1, Kocan 2, Probishtip 1, Vinicë 2, Kërcovë 4.