Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev si mandatar për formimin e qeverisë së re, sot dorëzoi në Kuvend propozimin për përbërjen dhe programin e Qeverisë së re. Zaev i shoqëruar nga 19 ministra, tha se përzgjedhjet në ekzekutiv janë kuadër i dëshmuar.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pritet që sot në orën 11:00 të paraqesë në Kuvend propozimin për përbërjen e Qeverisë së re dhe programin e punës.
Dorëzimi i propozimit për formimin e kabinetit të ri qeverisës vjen pas dorëheqjes së deputetëve që do të kalojnë në ekzekutiv, si dhe pas verifikimit të mandateve për deputetët e rinj.
Qeveria e re do të ketë më pak ministra, përkatësisht 19, ndryshe nga qeveria e mëparshme që kishte 26.
“Pres që kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi të japë kohë të mjaftueshme që deputetët mirë të njoftohen me propozim-programin, por edhe biografitë e kandidatëve të propozuar, presim debat kualitativ në Kuvend dhe që këto propozime do të mbështeten nga shumicaparlamentare, me çka nga java tjetër Maqedonia e Veriut qeverinë e re”, theksoi Zaev.