3.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArben Taravari ka një përgjigje për BDI-në

Arben Taravari ka një përgjigje për BDI-në

Shkruan: Arben Taravari

1. Opozita shqiptare 17 deputetë kurse BDI- ja 15 (me të gjitha abuzimet zgjedhore) nga shifrat kuptohet qartë se kush është fitues.
2. Kandidati për Kryemistër ishte mashtrimi më i ulët politik nga ana e ndonjë partie shqiptare dhe jo vetëm sepse në një dhomë parlamenti ku nga 88 deputetë vetëm 32 janë shqiptarë, është e qartë si dita me diell se është e pamundur që të realizosh një premtim të tillë!
3. Tryeza e politike e thirrur nga BDI-ja ishte nga ato me një këmbë që derdhin çdo ushqim nga njëra anë, dhe kjo është ana e pushtetit dhe jo e popullit.
4. 15 deputetët e BDI-së janë shpallur si të tillë në mënyrë kaq të dyshimtë sa edhe ndonjë student drejtësie pasionant do të zbulonte lehtë sajesat elektorale që dihen prej vitesh tashmë.
5. Ftojmë BDI-në në një sfidë që nuk e ka ndërmarr kurrë gjatë këtyre viteve- e ftojmë të provojë vetëm njëherë të jetë e sinqertë, do ishim të gjithë kurioz të shikonim këtë parti në kushte të tilla. Ne dhe të gjithë presim kryemisitrin shqiptar dhe jemi shumë pesimistë që ju do të arrini ta keni, por ku i dihet,le të shpresojmë!
P.s- për respekt e quajmë parti sepse në fakt ka kohë që është vetëm një numër, një numër pa pretendime, mjafton që të jetë pjesë e ekuacionit pushtetar!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments