2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHoti në FB tregon se si do të zhvillohet mësimi nga 1...

Hoti në FB tregon se si do të zhvillohet mësimi nga 1 shtatori

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se të gjithë drejtorët e shkollave do të njoftohen se si do ta zhvillojnë mësimin nga 1 shtatori.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se janë duke u finalizuar opsionet për organizimin e mësimit nga data 1 shtator.

Hoti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se së bashku me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, dhe akterët e tjerë i kanë diskutuar këto çështje dhe se me kohë të gjithë drejtorët e shkollave do të njoftohen në lidhje me procesin mësimor.

Postimi i plotë i Hotit

Sot, bashkë me zëvendëskryeministrat, diskutuam me Ministrin Likaj dhe bashkëpunëtorët e tij për fillimin e vitit shkollor. Ministri Likaj, me ekspertë të fushës, si dhe në konsultim me komunat, SBASHK-un, Këshillin e Prindërve dhe akterët e tjerë, është duke finalizuar opsionet për organizimin e mësimit nga data 1 shtator.

– Komunat dhe drejtorët e shkollave do të kenë udhëzime të qarta se si duhet të organizohet mësimi varësisht nga kushtet që kanë në shkollat e tyre.

– Mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv.

– Janë duke u zhvilluar protokolle të veprimit se çfarë masa duhet të ndërmerren në çdo situatë që paraqitet.

– Do të ndërmerret një fushatë informuese për nxënësit dhe arsimtarët për masat mbrojtëse që duhet të zbatojnë.

– Mësimdhënësit janë duke u trajnuar për mësimin online, si dhe po punohet që të kemi listë rezervë të mësimdhënësve që mund të angazhohen sipas nevojës.

– Inspeksioni i arsimit do të jetë në mbështetje të shkollave për t’i udhëzuar për masat që duhet ndërmarrë, por edhe për të mbikëqyrë zbatimin e atyre masave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments