16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBDI dhe LSDM arrijnë përparim në negociatat, pritet takim Ahmeti-Zaev për marrëveshje...

BDI dhe LSDM arrijnë përparim në negociatat, pritet takim Ahmeti-Zaev për marrëveshje përfundimtare

Gjatë fundjavës dhe sot, takimet intenzive të punës vazhduan midis
përfaqësuesve të BDI dhe LSDM me qëllim të krijimit të një marrëveshje
koalicioni për një Qeveri të ardhshme të qëndrueshme të Republikës së
Maqedonisë së veriut.

Ekipet e BDI-së dhe LSDM-së punuan intensivisht në krijimin e një
marrëveshje cilësore, të shpejtë dhe të plotë të koalicionit në ditët e
para të afatit të përcaktuar me kushtetutë prej 20 ditësh pas marrjes së
mandatit.

Në bisedimet e zhvilluara në nivelin e Sekretarëve partiak, Grubi dhe
Nikollovski, është arritur përparim serioz në pothuajse të gjitha
çështjet që çojnë në një marrëveshje për qeverinë.

Duke pasur parasysh urgjencën dhe nevojën për të vënë shpejt në veprim
institucionet kryesore në vend për të adresuar sfidat shëndetësore dhe
ekonomike që lidhen me Covid-19, nesër do të mbahet një takim kryesor
midis Kryetarëve Ali
Ahmeti dhe Zoran Zaev ku pritet një marrëveshje përfundimtare për një
qeveri të re, të qëndrueshme, të përkushtuar me një mandat katër vjeçar.

Duke pasur parasysh pritjet e qytetarëve për një marrëveshje të shpejtë
përfundimtare, në ditët në vijim shpresojmë të vazhdojë seanca
konstitutive për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së
Maqedonisë së veriut.

Të gjitha informacionet e reja nga përfundimi i negociatave do t’i
raportohen publikut ekskluzivisht nga zyrtarë partiak ose shërbime të
shtypit të palëve.TS

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments