8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTryeza e përbashkët shqiptare e inicuar nga Ahmeti në pikëpyetje?

Tryeza e përbashkët shqiptare e inicuar nga Ahmeti në pikëpyetje?

Kaluan 5 ditë, ndërsa katër kryetarëve të partive shqiptare ende pa përgjigje rreth ftesës së kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, për tryezën e përbashkët.

Nga BDI njoftuan se ftesën ua kanë nisur më 7 gusht, ndërsa dje integristët këtë e bënë të ditur edhe për opinionin publik.

Takimi është thirrur për të enjten, më datë 13, e megjithatë ende janë në pritje të përgjigjeve që do të japin kreu i ASH-së Ziadin Sela, ai i Alernativës Afrim Gashi, i Lëvizjes Besa Bilall Kasami e kreu i PDSH-së Menduh Thaçi.

Kryetarët vazhdojnë të heshtin. Televizioni 21 kërkoi qëndrim nga kabinetet e tyre por asnjëri nuk pranoi të komentojë takimin e thirrur nga Ahmeti.

Nga Aleanca për Shqiptarët nuk morëm asnjë përgjigje.

Nga partnerët e tyre të koalicionit, Alternativa, na thanë se “ftesa u është dërguar kryetarëve dhe ngelet që ata të vendosin për të”.

Nga Lëvizja Besa, partner të LSDM-së brenda koalicionit “Mundemi” thonë se me qëndrim do të dalin nesër.

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, nuk u përgjigj fare. Sipas Ahmetit, ka qenë pikërisht Thaçi që është dashur ta thërrasë takimin e kësaj here, por meqë nuk e bëri, kreu integrist tha dje se pas presionit kohor që ka ndjerë dhe kërkesës së partive shqiptare, ai e ndërmorri nismën për ta ftuar tryezën.

Ndër të tjera, Ahmeti e pranoi se në këtë tryezë të thirrur për pasnesër do tu kërkonte oponentëve të tij politik mbështetje për Kryeministrin shqipatar.

“Kjo nuk është sekret. Unë mendoj që është vendosur në tavolinë…”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, me të cilin për momentin Ahmeti është në bisedime për koalicon, tha se tryezën e thirrur nga kreu i BDI-së e sheh si mesazh dhe presion ndaj tij, ndërsa shtoi se tryeza të tilla mund të bëjnë edhe partitë joshqiptare.

“Thirrjen e BDI-së që të takohet me të gjitha partitë për temën “Kryetar i Qeverisë me propozim të BDI-së”, po, e ndjej si presion, më tej nuk do të flas, dua t’i jap shans bisedimeve. Është normale, sepse edhe të gjitha partitë e tjera që janë përfaqësues të qytetarëve joshqiptarë mund edhe ata të mblidhen ashtu, mundemi me partitë boshnjake, me VMRO-DPMNE-në, me partitë turke, e të ngjashme…duhet të kihet kujdes edhe për këtë”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Ahmeti ndërkaq pohoi se kjo tryezë e partive shqiptare nuk duhet parë si kërcënim apo shantazh në kohë bisedimesh për qeverinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments