7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSEANCA KONSTITUIVE E KUVENDIT TË MARTËN MË 4 GUSHT

SEANCA KONSTITUIVE E KUVENDIT TË MARTËN MË 4 GUSHT

Kryetari I Kuvendit Talat Xhaferi ka nënshkruar vendimin për thirrjen e seancës së parë konstituive të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Seanca konstituive do të mbahet të martën më 4 Gusht me fillim në ora 12.00.

Duke marrë parasysh situatën e krijuar nga pandemia me koronavirusin dhe konform rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, kjo seancë pritet të zhvillohet sipas protokoleve dhe kritereve që janë vërtetuar në koordinimin paraprak me Kryetarin e Komisionit Dr. Zharko Karaxhovski me qëllim që të zvogëlohet rreziku I infektimit nga koronavirusi.

Nga deputetët e rinj të zgjedhur, dy janë më koronavirus, kurse Xhaferi është në spital për shkak të pneumonisë. Ai ka patur tre teste negative. Zyrtarë të lartë të BDI-së gjatë ditës së djeshme kanë njoftuar se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se ka nevojë për pushime për shkak të aktiviteteve të ngjeshura gjatë fushatës parazgjedhore.

Mbetet e pasigurtës nëse Talat Xhaferi do ta udhëheqë seancën konstituive apo këtë do ta bëjë deputeti më I moshuar Stojan Millanov nga Partia Socialiste.

Deputetetët, mysafirët dhe përfaqësueve të mediave, më 4 Gusht në ditën e mbajtjes së seancës konstituive gjatë hyrjes në ndërtesën e parlamentit do tu matet temperature trupore. Sic njoftohet për shkak se bëhet fjalë për rrethana të jashtëzakonshme dhe është e domosdoshme mbajtja e detyrueshme e distancës fizike mes deputetëve, Seanca konstituive do të mbahet në Sallën e Madhe

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments